Shantazhuan familjen e Schumacherit, kriminelët i pret dënimi shembullor
Drejtësia gjermane urdhëroi gjykimin e tre të dyshuarve që u përpoqën të shantazhonin familjen e Michael Schumacher. Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, i akuzuari ka tentuar të zhvasë 15 milionë euro nga familja e ish-pilotit të Formula 1, duke kërcënuar se do të publikojë në internet të dhëna të cilat familja nuk ka dashur të publikohen.
Bëhet fjalë për pamje të legjendës së Formula 1 para dhe pas aksidentit. Më i madhi nga shantazhuesit, 53-vjeçar, përballet me një dënim nga një deri në pesëmbëdhjetë vjet burg. Djali i tij, i akuzuar për bashkëpunim, përballet me një dënim më të lehtë (deri në pesë vjet) dhe është i lirë. Ish-pjesëtar i sigurisë së familjes Schumacher, i cili akuzohet për bashkëpunim në tentativë shantazhi dhe shkelje të jetës private, përballet me një dënim “të rëndë” me burg, sipas Prokurorisë Publike të Wuppertalit.
Një 52-vjeçar akuzohet se është anëtari i tretë i grupit që dyshohet se ka kërkuar 15 milionë euro për moszbulimin e imazheve private të ish-pilotit. Duhet mbajtur mend se, në fund të vitit 2013, në resortin francez të sporteve dimërore Meribel, shtatë herë kampioni i F1 pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Ai kaloi gati gjashtë muaj në koma dhe, që atëherë, është trajtuar në shtëpinë e tij në Zvicër, larg syrit të publikut.