“Shaoolinat” fitojnë turnirin “Demush Mavraj”

13 maj 2018 | 19:23

Ekipi i futbollit “Shaoolinat” nga Saradrani i Istogut ka fituar turnirin tradicional “Demush Mavraj”, organizuar për nder të veprimtarisë kombëtare të këtij dëshmori të kombit.

Turniri në këtë edicion është mbajtur në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, kurse ekipi “Shaoolinat” ishte më i miri në këtë turneu dhe në finale e mposhti ekipin “Uniks-Events”, pas penalltive, kurse kohën e rregullt të ndeshjes e kishin përfunduar me rezultat 1-1.

Ekipeve pjesëmarrëse u janë dhënë mirënjohje, kurse dy ekipeve të para medalje dhe Kupa nga djali i dëshmorit Demush Mavraj, Artani.

Organizatori i këtij turneu, Riza Mavraj, ka bërë me dije se gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë, kurse ka premtuar se tradita për mbajtjen e turnirit për profesorin e Edukatës Fizike dhe dëshmorin e kombit, Demush Mavraj, do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

(Veton ZYMBERI)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar xhiro e parafundit në Ligën e Parë të…