Shaqir Cërvadiku vjen me projekte të reja

04 prill 2022 | 10:15

I mbani mend këngët “Albumi”, “Dy lotët e saj”, “Dua të bëhem” , S’kam kujtu se m’gjen pranvera” ? Pa dyshim se po!

Ndonëse janë interpretuar vite më parë nga këngëtari Shaqir Cërvadiku, këto këngë vazhdojnë të dëgjohen ende me ëndje edhe nga gjeneratat e reja.

Shaqir Cërvadiku është një prej këngëtarëve më të dashur të muzikës popullore, jo vetëm hitet e cekura më lartë, por ai gjatë karrierës së tij shumëvjeçare ka një bagazh të pasur me këngë.

E, as tani ai nuk po pushon. Cërvadiku për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se është duke punuar në projekte të tjera. Kanë mbetur edhe pak ditë kur do t’i lansojë.

“Para ca ditësh realizova disa këngë të cilat do të jepen ditëve te ardhshme. Disa prej këngëve do të jenë premierë javën e ardhëshme Një këngë dasme “Oj familja e nuses oj familja e dhandrrit” Teksti dhe muzika Shaqir Cërvadiku,ork:Shpetasound dhe video Red Media. Pastaj videoklipi i kangës së dëshmorit Nijazi Osmani.Teksti Faruk Tasholli,muzika e orkestrimi Ethnomusic dhe video Red Media si dhe dueti me Mahmut Feratin për atdhetarin e Lumës Sulejman Ferati- teksti Milaim Mezini,muzika:Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati,ork:Shpetasound, videoklipi Leutrim Rexhepi.”, ka thënë Cërvadiku për portalin rtv21.tv

Ai po ashtu ka treguar se ka realizuar edhe dy këngë të përpunuara “Kangë për Fazli Greiqevcin” dhe “Ma ke synin si gur gjaku” të orkestruara nga Ethnomusic dhe video-Red Media. “I kam të kënduara ne studio Shpetasound edhe dy kangë të Fatmir Mujës për dy dëshmorët Muhamet Ukshini dhe Abdulla Qerkezi të cilat vijnë javët e ardhshme.”, ka thënë Shaqir Cërvadiku.

Siç ka treguar vet ai po del që java që po hyjmë do të jetë mjaft produktive për këngëtarin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Muharremi Ata u dashuruan. Ata çdo ditë dehen nga…