Shaqir Totaj i PDK-së takon deputetin e komunitetit goran, Adem Hoxha

25 shkurt 2025 | 22:34

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në zyren e tij, deputetin e ardhshën të komuniteteve joshumicë, Adem Hoxhën.

Kështu ka bërë të ditur vet Totaj përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

“Ishte kënaqësi të takoja deputetin z. Hodza me të cilin biseduam për komunitetin që ai përfaqëson, lidhur me zhvillimet aktuale në qeverisjen lokale në Prizren, por edhe për zhvillimet politike në Kosovë”, ka shkruar Totaj.

Adem Hoxha ka fituar ulësen e deputetit nga komuniteti Goran, në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

#bashkëpërprizrenin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike,…