Shaqir Totaj, i shoqërur nga kryetari Ferizajit, prezanton projektet e nënkalimit në Prizren dhe parkingun nëntokësor
Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka prezantuar në detaje dy prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në Komunën e Prizrenit.
Ndërtimin e parkut të ri mbrapa Shtëpisë së Bardhë me 690 vendparkingje të reja dhe nënkalimin parë në qytetin tonë, ish BVI – Bazhdarhane me rreth 200m.
Kryetari Totaj ka thënë se “këto dy projekte do të krijojnë lehtësira të mëdha qarkullimi, do të ofrojnë mundësi relaksimi e aktivitetesh për qytetarët dhe rritje të kapaciteteve të parkingjeve për turistët”.
“Sot po preznatojmë projektin e Nënkalimit nga ish BVI deri në Bazhdërhane dhe projektin e parkut të ri të qytetit tek Shtëpia e Bardhë, ku do të ketë parking nëntokësor, qendër për rini për aktivitete kulturore dhe artistike, projekte të cilat janë kërkesë dhe nevojë nga qytetarët për lirimin e trafikut urban në këtë pjesë shumë të ngarkuar të qytetit. Do të ketë vende parkingu shtesë dhe hapësira rekreative e kulturore për rininë e Prizrenit. Ne kemi bërë analizat dhe projeksionet tona, ky projekt është i domosdoshëm për lirimin e fytit të ngushtë, do të zgjidh çështjen e parkingjeve dhe do të kemi dhe hapësira shtesë për rininë” u shpreh Totaj.
Kurse kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka folur rreth përvojës së tij të ndërtimit të nënkalimit të njohur në Ferizaj, duke i ofruar Totajt tërë mbështetjen e domosdoshme.
“Prizreni nuk duhet të jetë vetëm qytet historik, duhet të jetë dhe qytet i zhvillimit dhe modernes. Shaqir Totaj pas ardhjes në pushtet do t’ia shtoj Prizrenit komponentën e munguar ndër vite në kryeqytetin tonë historik, pjesën moderne. Projekti i prezantuar nga miku im Shaqir Totaj është projekt transformues për qytetin. Jam i lumtur që pikërisht në Prizren kemi projekte të këtij formati sepse Prizreni është qytet me rëndësi të veçantë në Republikën tonë dhe ka potencial jashtëzakonisht të madh për zhvillim të turizmit dhe numër të lartë të mërgatës, komponent ekëto që kanë efekt në ngarkesën e trafikut, prandaj projekte si ky kanë rëndësi strategjike dhe zhvillimore. Unë shprehem i bindur se Shaqir Totaj do të realizoj shumë projekte të tilla dhe do të inicoj prosperitet, zhvillim dhe funksionalizim urban në qytet” u shpreh Agim Aliu.