Shaqir Totaj merr mbështetjen edhe të dy partive tjera në Prizren

09 nëntor 2021 | 13:17

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka marrë përkrahje për raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 14 nëntor, edhe nga Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Dogani nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK).

“Ndryshimi për Prizrenin po vjen – me qytetarët dhe të gjitha partitë politike në qytetin tonë që janë zhgënjyer me qeverisjen e tanishme. Mbështetjen sot na konfirmuan edhe Gani Elshani nga Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) dhe Hasan Dogani nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK). Kështu edhe do të qeverisim – të bashkuar e pa dallime për të gjithë Prizrenin. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Përpara Prizren!”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut, njëherësh kandidat edhe për një…