Shaqir Totaj: PDK-ja në Prizren është mobilizuar për fitore

10 shtator 2021 | 21:01

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vazhduar takimet me strukturat e partisë në nëndegën e Korishit dhe Malësisë së Re.

Totaj ka thënë se PDK-ja në Prizren është e mobilizuar për fitore.

“Jemi në rrugë të duhur për të qeverisur në mandatin e ardhshëm. Angazhimi ynë është maksimal, sepse Prizreni meriton më shumë e më mirë. Lista jonë e asamblistëve është lista fituese. Jemi bashkë për Prizrenin”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka shtrënguar masat për ata që ia mësyjnë vendit…