Shaqiri, Adamit: E ke nga xhelozia

28 shtator 2018 | 13:23

Charli Adami e ka akuzuar Xherdan Shaqirin se nuk kontribuoi shumë për skuadrën e Stoke Cityt, e cila ka rënë nga Premier Liga.

Shaqiri i është kundërpërgjigjur Adamit, për të cilin mendon se e ka vetëm nga xhelozia.

“Unë jam totalisht një person tjetër. Disa nga ish-futbollistët, ose ish-bashkëlojtarët e mi, kanë folur për media dhe kjo më bën të dukem si një djalosh i keq ose diçka tjetër, mirëpo unë nuk kam qenë asnjëherë i keq dhe nuk kam pasur probleme në klub”, ka thëne Shaqiri për “Evening Standard”.

“Mendoj se është xhelozi vetëm për shkak të transferimit të mirë që më ka ndodhur. Isha i shokuar kur dëgjova atë që ka thënë për mua. Unë ishe atje në kohën më të vështirë, dhe kam punuar shumë e kam shënuar gola. Nuk kam nevojë të merrem ose t’ua dëshmoj veten Charlie Adamit ose të tjerëve që flasin keq për mua”, ka shtuar Shaqiri.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e sëmundjeve të zemrës po bëhen çdoherë e më…