Shaqiri, afër rikthimit në Evropë

08 korrik 2024 | 13:32

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë. Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është prej futbollistëve më të paguar në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, një rikthim në kontinentin e vjetër është në horizont. Siç raportoi portali grek “SDNA” para disa ditësh, Panathinaikos është shumë i interesuar për shërbimet e reprezentuesit zviceran. Klubi nga Athina e ka bërë Shaqirin objektivin e tij kryesor.

Xherdan Shaqiri nuk pati minutazhë të mjaftueshme në “Euro 2024”, megjithatë arriti të shënonte një gol ndaj Skocisë, goditi shtyllën dhe shënoi penalltinë ndaj Anglisë në ato pak minuta sa luajti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se i burgosuri Faton Hajziri…