Shaqiri, Berisha dhe Grezda, ‘top’ transferimet shqiptare
31 dhjetor 2018
| 23:42
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierë, duke u transferuar te Liverpooli në Premierligë.
Skuadra angleze e ka zyrtarizuar transferimin e Shaqirit nga Stoke City. 26-vjeçari është pjesë e Kombëtares së Zvicrës, kurse karrierë ka bërë edhe në Basel, Inter dhe Bayern Munchen.
Një transferim i madh është edhe ai i Valon Berishës, i cili u transferua nga Salzburgu te Lazio. Një tjetër transferim “bombë” është edhe Eros Grezda, i cili nga Lokomotiva iu bashkua Rangersit. Reprezentuesi i Shqipërisë u transferua pas insistimit të trajnerit Stiven Gerrard.
/Epoka e re/