
Shaqiri dhe Hajrizi në formacionin e javës në Zvicër
Xherdan Shaqiri sërish ishte vendimtar për ekipin e tij në fitoren me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Winterthurit në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Zvicrës.
33-vjeçari shënoi një gol teksa pati edhe një asistim, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.8 nga Sofascore. Kjo paraqitje e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të kësaj xhiroje në elitën e futbollit zviceran.
Pjesë e formacionit më të mirë të javës ishte gjithashtu edhe Kreshnik Hajrizi, i cili ka shkëlqyer për Sionin në barazimin me rezultat 1-1 ndaj Yverdon-Sport.
Hajrizi shënoi golin e vetëm në këtë takim për ekipin e tij, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.8. E tek goli që e shënoi 25-vjeçari u asistua nga Benjamin Kololli, i cili po ashtu pati një paraqitje tejet solide dhe u vlerësua në mesin e më të mirëve në atë sfidë me notën 7.5