Shaqiri dhe Kryeziu në formacionin e javës në Zvicër
04 nëntor 2024
| 16:01
Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran.
Baseli ka triumfuar me rezultat 5-0 ndaj Winterthurit, derisa derbi i javës mes Zurichut dhe Young Boys Bern ka përfunduar pa fitues 0-0.
Lugano triumfoi në shtëpi 2-0 ndaj Yverdon dhe me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Luzernit dhe Grasshopper 2-0 në të mirë të vendasve.
Lausanne triumfoi 1-0 ndaj Servettes, ndërsa sfida mes St Gallen dhe Sion përfundoi baras 1-1.
E në formacionin e javës në Superligë e Zvicrës kanë zënë vend tre futbollistë shqiptarë. Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, derisa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri.