Shaqiri dhe Rrudhani në formacionin e javës në Zvicër

14 prill 2025 | 12:35

Ka vazhduar shkëlqimi i Xherdan Shaqirit dhe Donat Rrudhanit me skuadrat e tyre në Superligën e Zvicrës. Dy futbollistët nga Kosova kanë lënë gjurmë këtë javë në Zvicër me gola e asistime. Shaqiri ishte fantastik në fitoren e Baselit 0-4 në udhëtim te Zurichu duke shënuar dy gola.

Ndërkohë reprezentuesi kosovar, Donat Rrudhani ishte i pandalshëm për Luzernin, pasi fituan 5-0 ndaj Young Boys Bern.

Në këtë sfidë Rrudhani ishte më i miri në fushë duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër. Të dy futbollistët nga Kosova kanë zënë vend në formacionin e javës në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flutura Nishori, vajza e Ramadan Nishorit, të mbijetuarit të dhunës…