Shaqiri do të jetë kapiten kundër Spanjës
02 korrik 2021
| 12:39
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me Spanjën në çerekfinale të Euro 2020.
Pas një paraqitje të shkëlqyer kundër Francës, Zvicra do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka kundër Spanjës. Arsyeja e mungesës së tij do të jetë shkaku i kartonëve të verdhë, që pritet Denis Zakaria ta zëvendësojë në mesfushë.
Kjo do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për helvetikët, për shkak se Xhaka ishte në formë të lartë që nga fillimi i kampionatit. Sot në ndeshjen kundër Spanjës, kapiten do të jetë Xherdan Shaqiri.
“Ne do të imponojmë lojën tonë. Nëse mund ta tregojmë atë, atëherë gjithçka është e mundur. Ne e pamë atë kundër Francës”, ka thënë Shaqiri.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës do të luhet sot me fillim nga ora 18:00.