Shaqiri do të largohet nga Lyoni, nuk mungojnë ofertat
21 janar 2022
| 17:27
Xherdan Shaqiri nuk e ka treguar veten në skuadrën e Olympique Lyon dhe pritet të largohet gjatë këtij muaji.
Mediumi gjerman “Sky Sport” raporton se reprezentuesi i Zvicrës ka marrë disa oferta, përfshirë klube nga Anglia, Italia dhe Amerika.
Ish-futbollisti i Baselit, Bayernit, Interit, Stoke Cityt e Liverpoolit, po e kërkon një klub në të cilin mund të luajë rregullisht, pasi ai synon të jetë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Zvicrës në Botërorin e Katarit këtë vit.