
Shaqiri: Dua të ndihmoj Lyonin të rifitojë lavdinë e mëparshme
22 shtator 2021
| 12:03
Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri është i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Lyonit.
“Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur që jam këtu. Peter Bosz e pëlqen posedimin, futbollin ofensivë. Ishte një ndër arsyet për mua që erdha te Lyoni. Dua të kem sukses dhe të dalim në tjetër nivel. Me eksperiencën dhe nivelin e lojës, dua të ndihmoj klubin të rifitojë lavdinë e mëparshme”, ka thënë Shaqiri.
“Objektiva e klubit është të fitojë trofe, të rikthejmë Lyonin ku ishte para 10 viteve. Do merr kohë që të rikthehet aty ku e meriton”, ka shtuar Shaqiri.