
Shaqiri: E merituam fitoren ndaj Luganos
07 prill 2025
| 12:34
Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri realizoi një gol në fitoren 2-0 të Baselit ndaj Luganos në kampionatin zviceran.
“Janë ndeshje që kundër top-ekipeve duhet t’i fitosh. Kjo xhiro shkoi mirë për ne. Sigurisht që ne duhej të fitonim dhe e bëmë këtë. Është një fundjavë shumë e bukur. Ne donim t’ia impononim lojën tonë Luganos. E bëmë këtë në pjesën e dytë dhe merituam fitoren. E dinim që Lugano do të jepte gjithçka sot. Por në fund ishim ekip më i mirë”, ka thënë kapiteni i Baselit.