Shaqiri, ende synim i Galatasarayt
07 shkurt 2020
| 12:38
Galatasaray nuk është dorëzuar për transferimin e yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, pasi synon të bëjë ofertë në afatin kalimtar të verës.
Galatasaray është kampion në fuqi i Superligës turke dhe synon të paraqitet në Ligën e Kampionëve edhe në edicionin e ardhshëm, prandaj po mendon për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri, ku klubi ka menduar për emra të njohur për t’i transferuar në afatin kalimtar veror. Në krye të listës është emri i Xherdan Shaqirit nga Liverpooli.
Sipas gazetës italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, Shaqiri do të largohet në verë nga Liverpooli drejt një skuadre ku do të luajë më shumë.