Shaqiri flet për të ardhmen dhe ndeshjen ndaj Italisë
Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka folur për të gjitha temat para ndeshjes ndaj Kombëtares së Italisë.
Sulmuesi që përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës sonte (e mërkurë) do zhvillojnë ndeshjen ndaj Italisë. Ndërkohë, Shaqiri ka dhënë një intervistë për Diario AS, duke folur për disa tema:
E sheh Mançinin sërish, ish trajnerin te Inter
Jam duke shikuar përpara ta zhvillojë këtë ndeshje dhe të takohemi sërish. Është njeri i mirë dhe jam i lumtur që gjërat janë duke shkuar mirë për të. Italia është favorit falë punës së tyre, kemi parë ndeshjen e mirë që zhvilluan ndaj Turqisë. Ai është trajner i mirë.
Me Uellsin ishte ndeshje e vështirë, ishte vështirë të hyjnë në zonë.
Kishim shanse, rrezikuam edhe pse ishte e qartë se nuk ishim perfekt. Me Italinë do jetë ndeshje tjetër, ata janë ofensivë, kanë ndryshuar në krahasim me traditën. Do provojmë të krijojmë probleme”.
Francë, Brazil dhe Spanjë dështuan të fitojnë ndaj juve…
Ndaj të mëdhenj ia dolëm mirë, këto ndeshje na bën të rritemi, i duam dhe duam të luajmë ndaj Italisë. Kanë bilanc të mirë mes sulmit dhe sulmuesve, edhe pse 11-shja me yje nuk është si në të kaluarën.
A dëshiron të qëndrosh te Liverpool?
Nuk do doja të flisja për këtë, pas Euro do flas me agjentin dhe do gjejmë zgjedhje për situatën se bashku.
A mendon se pozita jote do ndryshojë ndaj Italisë?
Kam qenë në Kombëtare për 11 vite dhe stili im nuk ka ndryshuar asnjëherë. Dua të ndihmoj me asistim, gol, kështu fitohen ndeshjet.
Çka duhet përmirësohet nëse krahasohet me ndeshjen ndaj Uells?
Do specifikojmë shanset që krijojmë, nuk ia dolëm mirë dhe kundër Italisë nuk duhet ta përsërisim gabimin. Duhet të punojmë më mirë.