
Shaqiri i fokusuar vetëm në Botëror
11 qershor 2018
| 11:14
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka thënë se është i fokusuar vetëm në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
Shaqiri nuk arriti ta sigurojë mbijetesën me Stoke Cityn këtë sezon duke nxitur spekulimet se do të ndërrojë ambient, me Liverpoolin e Jurgen Kloppit që i dëshiron shërbimet e tij.
“Nuk mund të them asgjë tash. Mendoj se agjenti im kujdeset për të ardhmen time. Jam i fokusuar vetëm te kombëtarja tash”, ka thënë Shaqiri.