Shaqiri: Futbolli është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë
19 janar 2018
| 19:34
Xherdan Shaqiri ka qenë protagonisti i radhës i stories së UEFA-s në “EqualGame”.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka rrëfyer për mënyrën e rritjes me futbollin në Zvicër jetën e vështirë të familjes së tij, emigrimin nga Kosova shkaku i rrethanave të vështira, e arritja deri ku është sot, një yll i futbollit.
“Kam lindur në Kosovë, në një shtet të varfër. Një shtet ku nuk të ofrohen shumë punë dhe nuk ka shumë para”, rrëfen Shaqiri duke zbuluar gjendjen e vështirë që familja e tij kishte në Kosovë. “U rrita duke luajtur futboll. Do të pensionohem duke luajtur futboll. Është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë”, ka thënë Shaqiri.