Shaqiri: Gjithmonë më pëlqen të shënoj për Zvicrën
Xherdan Shaqiri ishte vendimtar për Zvicrën, pasi shënoi gol në miqësoren ndaj Irlandës së Veriut (0-1).
Ylli kosovar ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë duke i siguruar Zvicrës një fitore të madhe.
“Si ekip vendosëm të fitonim sot. Shënuam një gol dhe nuk pranuam asnjë. Tani mund të shkojmë në shtëpi nga kjo kohë e kombëtares me një ndjenjë të mirë”, ka thënë Shaqiri, i cili foli edhe për golin nga gjuajtja e lirë. “Po, gjuajtjet e mia të gjata gjatë nxehjes ishin vërtet shumë të mira (qesh). Shpresoja për një shans për të gjuajtur menjëherë, por nuk pati një të tillë. Më vjen mirë që goditja e lirë shkoi dhe munda të jepte një kontribut të rëndësishëm në fitore”, ka shtuar Shaqiri.
“30. Një numër i bukur. Gjithmonë më pëlqen të shënoj gol për kombëtaren e Zvicrës. Por nuk ka asnjë festë të madhe, asnjë festë – për fat të keq më duhet të kthehem nesër”, u shpreh sulmuesi gjilanas. 32-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 121 ndeshje me fanellën e Zvicrës që nga viti 2010 kur ka debutuar, derisa përveç 30 golave ka dhuruar edhe 34 asistime.