Shaqiri grumbullohet me Zvicrën, pasi rezultoi negativ në testin për Covid-19
08 tetor 2020
| 17:03
Xherdan Shaqiri rezultoi pozitiv me COVID-19 pak ditë më parë dhe nuk luajti në sfidën e Zvicrës kundër Kroacisë, të cilën “Helvetët” e humbën me rezultatin 1-2.
Por sot, Federata Zvicerane e Futbollit, ka treguar rezultatin e testit të dytë të sulmuesit të Liverpool, i cili ka rezultuar negativ. Si pasojë, Xherdan Shaqiri do të grumbullohet me Zvicrën.
28-vjeçari do të udhëtojë me kombëtaren e tij drejt Spanjës, për sfidën e radhës. UEFA ka dhënë dritën jeshile për grumbullimin e Shaqirit.