Shaqiri i shënon dy gola ndaj Inter Miamit
05 tetor 2023
| 11:28
Xherdan Shaqiri ishte protagonisti kryesor i fitores së Chicago Fire kundër Inter Miamit me rezultat 4-1 në ligën amerikane të futbollit.
Reprezentuesi zvicerani realizoi dy gola të bukur ndaj skuadrës për të cilën luan edhe ylli argjentinas Lionel Messi, por që nuk ishte në fushë për shkak të lëndimit.
Anësori nga Gjilani golin e parë e realizoi në minutën e 49-të, kurse të dytin në të 73-tën. Dy golat tjerë për vendasit erdhën nga Selessie, ndërsa golin e nderit për Interi Miamin e realizoi Martinez.
Chicago Fire renditet në vendin e tetë me 40 pikë, kurse Inter Miami është e para fundit me 33 pikë.