Shaqiri: Kam qarë kur Ronaldo humbi Kupën e Botës
11 prill 2020
| 20:21
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka zbuluar se idhulli i tij më i madh është braziliani Ronaldo Fenomeni, të cilin e ka admiruar që kur ishte fëmijë.
Duke folur për faqen zyrtare të Liverpulit, Shaqiri theksoi se e donte aq shumë Ronaldon saqë i kopjoi dhe stilin e veçantë të flokëve. Ai gjithashtu tregon se ka qarë kur braziliani humbi në Kupën e Botës 1998.
“Më pëlqente ai, stili i tij dhe mënyra e mrekullueshme si luante. Ishte idhulli im më i madh. I kopjova modelin e flokëve në vitin 2002. Të gjithë u u shokuan kur më panë në shkollë. Unë e doja atë dhe akoma e dua. Shpresoj të kem mundësi ta takoj”, ka thënë Shaqiri.