Shaqiri konfirmon largimin nga Stoke City
25 maj 2018
| 15:40
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri e ka pranuar se do të largohet nga Stoke City pas rënies së ekipit nga Premierliga.
“Nuk është më fshehtësi, të gjithë e dinë se do të largohem. Ende gjithçka është e hapur. I besoj vëllait tim dhe këshilltarëve të mi për këtë çështje. Ata do të përkujdesen për gjithçka. Jam i qetë, sepse do të më informojnë me kohë”, ka deklaruar Shaqiri.
I pyetur rreth thashethemeve se Tottenham dhe Roma e kërkojnë, Shaqiri ka thënë: “Ta themi kështu: nuk përjashtoj asgjë. Por, do të doja të qëndroja në Angli. Premierligë më përshtatet. Pse? Sepse është liga më e mirë me lojtarët më të mirë. E thjeshtë është!”.