Shaqiri largohet nga Chicago Fire

14 gusht 2024 | 21:56

Klubi futbollistik Chicago Fire ka njoftuar sot se janë pajtuar me Xherdan Shaqirin që të shkëpusin kontratën e mesfushorit.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, ne kemi rënë dakord reciprokisht që ndarja e rrugëve është në interesin më të mirë të të gjitha palëve”, tha drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz. “Ne e falënderojmë atë për kontributin e tij në klub dhe i urojmë suksese në kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij”, raporton Klankosova.tv.

Shaqiri, 32 vjeç, fillimisht iu bashkua klubit amerikan Chicago Fire më 9 shkurt 2022, nëpërmjet transferimit nga Olympique Lyonnais (Ligue 1, Francë). Reprezentuesi zviceran luajti në 75 ndeshje (63 starte) për klubin amerikan në të gjitha garat, duke shënuar 16 gola dhe duke regjistruar 20 asistime.

Shaqiri me këtë rast u shpreh se do të eksplorojë mundësi të reja në karrierë.

“Besoj se është momenti i duhur që unë të eksploroj mundësi të reja në karrierën time”, tha Shaqiri për ueb-faqen e klubit. “Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen e tyre gjatë kohës sime në Chicago. I uroj Fire asgjë tjetër veç sukses në ecjen përpara”.

Me origjinë nga Zhegra dhe i rritur pranë Bazelit, 32-vjeçari Shaqiri nënshkroi me Fire më 2022 nga Lyoni, duke u bërë lojtari më i paguar në Major League Soccer.

Produkt i akademisë së Baselit, Shaqiri gjithashtu ka luajtur në Bayern Munich dhe Liverpool, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe titujt e ligës në të dyja.

Ndërkombëtarisht, Shaqiri i dha fund karrierës së tij me Zvicrën pas eliminimit të tyre nga Euro 2024 me penallti kundër Anglisë në çerekfinale.

Ai luajti 125 herë dhe luajti në katër Kupa Botërore dhe tre Euro.

Media e njohur sportive, TSN, tha se Shaqiri pritet gjerësisht të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë politikani shumë i njohur arbëresh, për shumë…