Shaqiri më i paguari në Amerikë, lë pas Hernandez dhe Higuain

18 maj 2022 | 15:20

Xherdan Shaqiri është lojtari më i vlerësuar në Amerikë. Së fundmi u publikua lista e pagave të futbollistëve të angazhuar në MLS. Fantazisti i Chicago Fire, skuadër me të cilën ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2024, merr një pagë prej 8.2 milionë dollarësh në sezon.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Interit dhe Bayernit, për të përmendur ekipet më të mëdha, nuk e ka fshehur kurrë se fluturoi drejt Chicagos për arsye ekonomike. Në pod, siç bën të ditur Major League Soccer Players Association, janë edhe sulmuesi i LA Galaxy, Javier Hernandez me 6 milionë dollarë dhe pastaj sulmuesi i Inter Miamit, Gonzalo Higuain, me 5.8 milionë dollar pagë.

Por rekordi i Shaqirit do të thyhet nga napolitani Lorenzo Insigne, që do të jetë zyrtarisht lojtar i Torontos, që nga 1 qershori 2022. Insigne do të ketë një pagë rreth 15 milionë euro neto, 11.5 milionë plus bonsuet.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRre), Ymer Fejzullahu,…