Shaqiri në garë për transferimin më me ndikim në Premier Ligë

07 janar 2019 | 21:28

Xherdan Shaqiri pa dyshim se ishte një prej transferimeve më të qëlluara të verës.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, që kaloi nga Stoke City te Liverpooli në afatin kalimtar veror, është shndërruar në një nga lojtarët kyç të Liverpoolit. Shaqiri, që iu desh të luftojë për një vend në formacion, tashmë ka filluar ta fitojë besimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Anësori i kombëtares së Zvicrës ishte heroi i të kuqve ndaj ‘Djajve të Kuq’ në derbin e madh të Anglisë, ku i shënoi dy gola. 27-vjeçari në Premierligë ka qenë mjaft produktiv, me 6 gola e 2 asistime në 16 paraqitje, kurse në total ka 6 gola e 3 asistime në 20 ndeshje. Në faqen zyrtare të “Sky Sports”-it në ‘Twitter’ është postuar një anketë ku mund të votohet për transferimin e verës me më së shumti ndikim deri tani.

Përveç Shaqirit, aty janë edhe portieri i Liverpoolit, Alisson, mesfushori i Leicesterit, James Maddison, si dhe Lucas Torreira i Arsenalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot pasdite kuvendin zgjedhor…