Shaqiri: Nuk do të festoj ndaj Kosovës, por nëse kam rast do të shënoj

28 mars 2022 | 11:30

Xherdan Shaqiri ka folur rreth ndeshjes miqësore që Zvicra do ta zhvillojë ndaj Kosovës më 29 mars. Shaqiri ka thënë se kjo do të jetë një ndeshje emocionuese dhe se mezi po pret ta luaj këtë ndeshje.

“Është një ndeshje miqësore në mes të dy shteteve mike. Është një ndeshje shumë emocionale për shumë lojtarë, jo vetëm për ne që kemi lindur në Kosovë, që janë me rrënjë nga Kosova, por edhe për lojtarët që luajnë për Kosovën që janë rritur në Zvicër. Është një ndeshje emocionale, por edhe shumë miqësore. Mezi pres ta luaj këtë ndeshje kundër Kosovës”, ka thënë futbollisti nga Kosova për emisionin “Sporti Total”.

30-vjeçari që ka shënuar ndaj Kombëtares së Shqipërisë dhe nuk ka festuar, tha se të njëjtën do ta bëj edhe ndaj Kosovës, në rast se e gjen rrugën për te goli.

“Unë kam respekt për Kosovën dhe Shqipërinë. Sporti është sport dhe si në çdo ndeshje edhe ndaj Kosovës do të jap 100 % nga vetja. Po të kem rast duhet të shënoj, por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën”, ka deklaruar futbollisti i Chicago Fire.

Xherdan Shaqiri gjithashtu tha se Shqipëria dhe Kosova kanë skuadra të mira dhe se çdo vit po përparojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishujt e Virgjër Britanikë janë një parajsë e preferuar për…