
Shaqiri: Nuk mbyllemi në mbrojtje, do e vendosim në vështirësi Italinë
11 nëntor 2021
| 22:06
Italia e Roberto Mançinit ishte dukshëm më e fortë se Zvicra në çerekfinalen e “Euro 2020”, por tashmë ka ardhur radha që të sfidohen në kualifikueset për Katar 2022. Xherdan Shaqiri, kapiteni i zviceranëve, ka folur në prag të sfidës së të premtes.
“Kam një ndjesi ndryshe, pozitive, në krahasim me ndeshjen e Evropianit. Shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes dhe duam të rikuperojmë krenarinë në krahasim me ndeshjen e qershorit. Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Nuk do të mbyllemi në mbrojtje, por do të kërkojmë të vëmë në vështirësi kundërshtarin me një taktikë të menduar mirë”, ka deklaruar Shaqiri.