Shaqiri: Nuk mund ta shlyeni Ronaldon, ai është një nga më të mirët

05 dhjetor 2022 | 11:40

Lojtari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka folur për yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Zviceranët po përgatiten për një përballje të 1/16-tës në Kupën e Botës 2022 me rivalë të mbushur me yje, Portugalinë.

Në prag të kësaj përballje, Shaqiri i ka dalë në mbrojtje kritikave për Ronaldon, duke thënë se është marrëzi të injorohet pesë herë fituesi i “Topitë të Artë”.

“Nuk mund ta shlyeni Cristianon, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë së bashku me (Lionel) Messin. Ky djalë mund të shënojë çdo sekondë, çdo minutë, ai ka përvojë dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është për Portugalinë dhe për ekipin e tij”, ishin fjalët e tij sipas “Goal”.

Zvicerani gjithashtu foli edhe për lojtarët e tjerë, që sipas tij edhe ata mund të bëjnë diferencën.

“Duhet të njohim edhe lojtarët e tjerë sepse nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë lojtarë shumë të mirë, lojtarë të rinj që mund të bëjnë një ndryshim të madh dhe ne kemi nevojë për të dhënë një paraqitje vërtet shumë të mirë, sepse është nokaut dhe gjithçka mund të ndodhë në 95-100 minutat dhe ne po e presim me padurim”ka deklaruar Shaqiri. Zvicra do të përballet me Portugalinë të martën, me fillim nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka quajtur përfaqësues…