Shaqiri, pas Botërorit, në Liverpool
13 qershor 2018
| 11:42
“Mirror” raporton se Liverpooli do të tentojë ta transferojë mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës muajin e ardhshëm.
Po ashtu, edhe përfaqësuesi zviceran është i gatshëm t’u bashkohet “Të kuqve”. Gjiganti nga Premierliga pritet ta transferojë 26-vjeçarin nëse Stoke, që tani do të bëjë gara në një nivel më të ulët të futbollit anglez.