Shaqiri pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës
15 korrik 2024
| 15:20
Xherdan Shaqiri ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Zvicrës përmes një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti kosovar konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike, ndërsa ka shënuar gola të shumtë dhe mjaft të rëndësishëm për Zvicrën.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, ka shkruar Shaqiri në “Instagram”.
View this post on Instagram