![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/Capture-168-650x358.jpg)
Shaqiri po shkonte drejt golit, shikojeni reagimin dhe festën në Zhegër
23 qershor 2018
| 10:57
Goli i Xherdan Shaqirit kundër Serbisë, solli festë të madhe në Zhegër.
Gëzim të madh kanë përjetuar shqiptarët me rastin e shënimit të golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët mposhtën Serbinë në Kampinoatin Botëror. Bashkëvendasit e Shaqirit janë mbledhur dhe kanë festuar bashkë fitoren.
E tërë Zhegra, vendlindja e talentit Xherdan Shaqiri është stolisur me flamuj të Zvicrës të cilët i kanë mbushur rrugët.