
Shaqiri qëndron te Stoke
30 nëntor 2017
| 15:33
Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të qëndrojë te skuadra e Stoke Cityt.
Lajmi konfirmohet nga trajneri Mark Hughes, i cili gjatë një interviste për mediet angleze konfirmoi se futbollisti nuk do të largohet nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit. Numri një i stolit deklaroi se 26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për lojën dhe vazhdimësinë e skuadrës. Xherdan Shaqiri është pjesë e klubit anglez që nga korriku i vitit 2015 kur u transferua nga Interi për shumën e 14.5 milionë eurove.