Shaqiri shënon ‘het-trik’ për Baselin

24 nëntor 2024 | 21:18

Baseli shënoi fitore komode me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Servettes në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran. Lojtari më meritor për këtë fitore të tyre ishte padyshim ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i cili ishte autor i të tre golave të realizuar.

Shaqiri shënoi fillimisht një super gol në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë Baselit prej 1-0, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi. Dy golat e radhës, Shaqiri i shënoi krejt në fund të takimit, më saktësisht në minutën e 91-të dhe në minutën e 92-të respektivisht për rezultatin përfundimtar 3-1 në të mirë të Baselit.

Për këtë paraqitje të jashtëzakonshme, 33-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes sipas “Sofascore” duke marrë notën 9.3. Përveç tre golave të shënuar, Shaqiri gjithashtu pati katër pasime kyçe, dy driblime të kompletuara, shtatë duele të fituara dhe 27 pasime të kompletuara. Me këtë “het-trik”, Shaqiri shkon në kuotën e pesë golave të realizuar këtë sezon në kampionat teksa ka shtatë asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli i Antonio Contes rikthehet te fitorja në Serinë A…