
Shaqiri, trajner i Flamurtarit
31 maj 2019
| 16:20
Flamurtari i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri ish-futbollistin e Premier Ligës angleze, Artim Shaqirin. Lajmin e ka konfirmuar për “Olle”, Imer Ademi, kryetar i KF Flamurtari.
Shaqiri që është nga Maqedonia, si trajner ka drejtuar edhe Kukësin e Shkëndijën e Tetovës. Ndërsa si futbollist ka luajtur në Liga të ndryshme të Evropës, kurse kulmin e arriti kur veshi fanellën e West Bromwich Albion.