Shaqiri, trajner i ri i Schaffhausenit

03 shtator 2021 | 11:57

Schaffhausen ka konfirmuar se Artim Shaqiri është trajneri i ri i tyre. Përmes një njoftimi për media, klubi nga liga e dytë e Zvicrës ka bërë me dije se strategu shqiptar do ta zëvendësojë Murat Yakin që ka marrë drejtimin e Përfaqësueses së Zvicrës.

“FC Schaffhausen gjeti një pasardhës të Murat Yakin. Artim Shaqiri mori trashëgiminë. Pas fillimit të karrierës  si trajner, Shaqiri, i cili ka një licencë UEFA Pro, mori angazhimin e tij të parë si trajner te Shkëndija e Tetovës para se të bëhej nënkampion me klubin kryesor shqiptar FK Kukësi. Kohët e fundit, Shaqiri, i cili mbush 48 vjet më 23 shtator, ishte trajner i klubit maltez Pembroke Athleta FC dhe, deri në fillimin e pandemisë, më pas mori drejtimin e Flamurtarit (të Prishtinës)”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi,…