
Shaqiri tregon formulën e mbetjes në Premier Ligë
17 prill 2018
| 16:23
Futbollisti shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka shprehur besimin se skuadra e drejtuar nga Paul Lambert do të fitojë tri nga katër ndeshjet e mbetura në Premier Ligë.
“Ne kemi katër ndeshje dhe ekziston ende besimi. Duhet të fitojmë tri ndeshje, është kaq e thjeshtë. Kemi dy ndeshje në shtëpi dhe dy në udhëtim. Nëse i fitojmë ato dy në shtëpi dhe një në udhëtim, do të jemi në Premier Ligë. Kjo është hera e parë për mua në betejë për mbijetesë, por ne kemi lojtarë të mëdhenj që na duhen në këto ndeshje. Duhet të luajmë më mirë. Shpresoj se në katër ndeshjet e fundit do të qëndrojmë bashkë dhe të fitojmë minimalisht tri ndeshje”, ka thënë Shaqiri.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)