Shaqiri ua siguroi 50 bileta familjarëve për ndeshjen me Kosovën
08 shtator 2023
| 10:27
Xherdan Shaqiri, në një intervistë për medien zvicerane “Blick”, ka thënë se i është dashur t’i sigurojë rreth 50 bileta për familjarët e tij për ndeshjen Kosovë-Zvicër, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dy prindërit e mi kanë nëntë vëllezër e motra, kështu që ju mund të imagjinoni se sa të afërm do të dëshironin të vinin në lojë të shtunën. Kam marrë rreth 50 kërkesa për bileta dhe për fat kam mundur t’i plotësoj të gjitha”, ka thënë Shaqiri.
Xherdan Shaqiri do të luajë ndeshjen e 115 për kombëtaren e Zvicrës ndërsa kjo ndeshje do të jetë e para kundër Kosovës.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45.