Shaqiri vazhdon të jetë synim i Galatasarayt
22 maj 2020
| 14:00
Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë synim i Galatasarayt.
28-vjeçari nuk kishte shumë hapësira në edicionin fundit dhe ai mund të largohet në afatin kalimtar të verës nga klubi që drejtohet nga Jurgen Klopp.
Skuadra turke edhe në janar ishte interesuar për reprezentuesin e Zvicrës, derisa besojnë se tash mund të bindin Liverpoolin për të hequr dorë nga shërbimet e futbollistit shqiptar.
Sukseset e Shaqirit më “Reds” kanë qenë të mëdha, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe është afër titullit në Premier Ligë.
(V.Z /Epoka e re)