Shaqiri vendos derbin ndaj Unitedit
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka qenë vendimtar në fitoren e Liverpoolit në derbin ndaj Manchester United. Shqiptari nga Zhegra e Gjilanit ka shënuar dy gola në fitoren 3-1, e cila e rikthen Liverpoolin në krye të Premier Ligës.
Në minutën e 24-të, Sadio Mane realizoi golin e parë për Liverpoolin, kurse nëntë minuta më vonë Jesse Lingard shënoi për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, kurse në minutën e 70-të, Jurgen Klopp e inkuadroi Shaqirin në lojë në vend të Naby Keitas.
Vetëm tre minuta i mjaftuan shqiptarit për të shënuar për rezultatin 2-1, kurse shtatë minuta më vonë e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpoolin. Pas kësaj ndeshje Liverpooli është e para në tabelë me 45 pikë, derisa Unitedi mbetet në pozitën e gjashtë me 26 pikë.
/Epoka e re/