Sharapova: Ja këshilla që më ka udhëhequr në suksesin tim
Në një intervistë të dhënë sot, tenistja ruse Maria Sharapova ka rrëfyer se cila ka qenë këshilla më e mirë që ka marrë në jetën e saj.
“Këshilla më e mirë? Ajo që të rrethohem nga njerëz inteligjentë, duke bërë pyetje dhe duke mos i lënë asgjë rastësisë dhe të mendosh se gjërat janë të përfunduara”, ka thënë Sharapova, ish-numri 1 në botë. “Kjo këshillë ka qenë e rëndësishme, sidomos në biznesin tim. Kemi një ekip të talentuar, që më ka ndihmuar shumë ta kuptoj rolin tim si drejtuese”, u shpreh më tej Sharapova. Më tej, tenistja ruse i ka dhënë edhe një këshillë më të rinjve.
“Gjithçka është e mundur që të arrihet nëse i përkushtohesh me pasion, dëshirë dhe dashuri. Rruga nuk është e njëjtë për të gjithë, ndaj mos ndiq kurrë rrugën që ka bërë tjetri para teje. Krijo rrugën tënde dhe beso te ajo”, ka deklaruar Sharapova.