Sharjet e fyerjet në baza kombëtare nga serbët, ekipi shqiptar tërhiqet nga liga e Serbisë
Sharjet e fyerjet në baza kombëtare i përjeton vazhdimisht ekipi i Tërnocit nga serbët. Lojtarët shqiptar të Tërnocit gati në çdo ndeshje ndëshkohen me karton të kuq.
Ekipi i Tërnocit në çdo ndeshje ofendohet në mënyra të ndryshme nga tifozët serb. Por përveç tifozëve, ekipit Tërnoci nga Lugina e Preshevës po iu bijën në qaf edhe gjyqtarët.
Në duelin që Ternoci e zhvilloi kundër Moravës në zonën e Nishit të Jugut, gjyqtari i përjashtoi më të kuq tre lojtarë shqiptarë. Ky veprim i detyroi drejtuesit e klubit ta braktisin lojën në minutën e 65-të dhe t’i pezullojnë garat.
Se çka do të ndodh në të ardhmen me Tërnocin foli vet kryetari i skuadrës Jusuf Hasani për Minuta e Fundit në Klankosova.
“Referimi ka qenë skandaloz në secilën ndeshje. Referët janë dënuar, kurse vendimet kanë mbetur në fuqi. Shpresoj që ta anulojnë vendimin për lojtarët tanë që u suspenduan”, tha Hasani, njofton Klankosova.tv.
Ekipi i “Agallarëve” është i teri më shqiptarë. Duelin radhës ata e kanë kundër ekipit tjetër shqiptar, “Lugina”.
Por, ndeshjen do ta zhvillojnë vetëm nëse Federata e Futbollit të Serbisë merr një vendim në të mirë të KF Tërnocit.