Sharon Stone, më e dashuruar se kurrë me 41-vjeçarin italian
01 tetor 2018
| 15:43
Romanca e Sharon Stone me të dashurin italian duket se po bëhet çdo ditë edhe më e fortë. Çifti është fotografuar në Majorca (Spanjë) duke ecur të përqafuar me njëri-tjetrin.
60-vjeçarja Sharon Stone dhe 41-vjeçari Angelo Goffa po darkonin në një restorant kur u fotografuan nga paparacët.
Stone dukej e mrekullueshme, veshur me një fustan “lëkurë gjarpri”.
Vitet për të janë vetëm shifra, pasi 60-vjeçarja shijon çdo moment si të ishte një vajzë e re.