“Sharr Travel” mbush Shëngjinin e Velipojën me turistë nga Kosova
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit kompania më e madhe turistike në Kosovë Sharr Travel ka akomoduar nëpër hotele të Shëngjinit e Velipojës më shumë se 500 qytetarë nga Kosova.
Kompania Sharr Travel viteve të fundit është adresa kryesore për turizëm në vend, pasi që kjo kompani siç dihet ka ekskluzivitetin e hoteleve më të mirë në Shqipëri duke nisur nga Velipoja deri në Ksamil.
Për ju që doni të kaloni pushime të paharruara në bregdetin shqiptar thirrni menjëherë në Sharr Travel dhe kapni ofertën me çmime promocionale.
Edhe drejtori i Sharr Travel Ruzhdi Kurtishaj në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook ka falënderuar qytetaret e Kosovës që gjithmonë i besojnë kompanisë Sharr Travel.
“Jam shumë i lumtur që Sharr Travel po arrit shifra rekorde në turizmin Shqipfolës, ku vetëm brenda dy dite mbi 500 pushues në Shëngjin e Velipojë . Faleminderit Stafit, bashkëpunëtoreve e mbi të gjitha shume respekt e falënderim për klientët që po na bashkohen çdo dite e me shume. Shqipëria mbetet destinacioni kryesor turistik për Shqiptaret e Kosovës” ka shkruar ai.