Shasha: Kurti në udhëkryq, presioni për dialogun do të rritet

08 dhjetor 2021 | 14:01

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë me dije se tani hendeku në mes Kosovës dhe BE-së për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe publik.

Ai ka treguar se kjo u bë e qartë dje në konferencën e përbashkët për medie të kryeministrit Albin Kurti me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas mbledhjes së katër të Këshillit Stabilizim Asocimi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se presioni ndërkombëtar mbi kryeministrin Kurti për këtë çështje do të rritet. “Deri në, dhe me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi në prill 2022, presioni ndërkombëtar mbi Kryeministrin Kurti do të rritet për të marr vendime të vështira në kuadër të dialogut. Është e qartë se i vije fundi atij narracioni ‘dialogu është prioritet i katërt’, ‘duhet të bëhet dialog me Serbët lokal’, ‘CEFTA duhet të zëvendësohet me SEFTA’, etj. Tani më është e qartë se asnjë nga këto qëndrimet nuk kanë mbështetjen e BE-së apo SHBA-ve. Siç duket Kryeministri Kurti është në udhëkryq”, ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë i Shashës:

 

Janë dy lajme nga mbledhja e djeshme e Këshillit Stabilizim Asocimi:

Kryeministri Kurti konfirmoj se Kosova do të aplikoj vitin tjetër për anëtarësim në BE – akti i cili shpie drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. Statusi i vendit kandidat është njohje e rëndësishme politike dhe ekonomike për vendin. Është një lloj i avancimit nga liga e dytë të vendeve të Ballkanit, në ligen e parë. Kosova dhe Bosnja mbesin të vetmet vendet në rajon pa statusin e vendit kandidat. Sa do jetë i suksesshëm aplikimi i Kosovës mbetet të shihet. Bosnja ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2016 dhe përkundër pranimit të aplikacionit nga ana e BE-së, Bosnja ende, pesë vite më vonë, nuk ka arritur të përmbush kriteret e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sidoqoftë, tentativa e Qeverisë për të dalur nga status-quoja në procesin e integrimit është e mirëseardhur.

Hendeku në mes Kosovës dhe BE-së për çështjen e Asociacionit tani më është edhe publik. Përfaqësuesi i Lartë Borell publikisht shprehi mospajtim me Kryeministrin Kurti sa i përket obligimit të Kosovës për ngritjen e Asociacionit. Në të njëjtën vij me BE-në është edhe SHBA. Pra, deri në, dhe me përfundimin e zgjedhjeve në Serbi në prill 2022, presioni ndërkombëtar mbi Kryeministrin Kurti do të rritet për të marr vendime të vështira në kuadër të dialogut. Është e qartë se i vije fundi atij narracioni “dialogu është prioritet i katërt”, “duhet të bëhet dialog me Serbët lokal”, “CEFTA duhet të zëvendësohet me SEFTA”, etj. Tani më është e qartë se asnjë nga këto qëndrimet nuk kanë mbështetjen e BE-së apo SHBA-ve. Siç duket Kryeministri Kurti është në udhëkryq. Me një anë ai mund të zgjedh rrugën e lehtë dhe të bëhet “i favorizuari i ndërkombëtarëve”, duke thënë PO kërkesave të tyre. Apo ai mund të zgjedh rrugën e vështirë dhe të qëndroj besnik bindjeve të tij dhe aleancës që ka bërë me qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar video gjatë stërvitjes…