Shasha: Programi i Qeverisë Kurti, vështirë i zbatueshëm

19 maj 2021 | 10:54

Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), i ka bërë një analizë programit qeverisës katërvjeçar të prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Drejtori ekzekutiv i këtij Instituti, Demush Shasha, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se plani është mjaft strategjik, i gjithëmbarshëm, por vështirë i realizueshëm brenda katër vjetëve.

Sipas Shashës, sfidat për ekzekutivin e Kosovës janë të mëdha.

Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, njohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian dhe hapja e shtegut për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, vështirë se do të realizohen, thotë Shasha.

Po ashtu, vetting-u për gjykatës e prokurorë dhe nivele të larta të sigurisë, i paraparë në planin e Qeverisë Kurti, nga Shasha konsiderohet i paarritshëm, nëse ky proces nuk do ta ketë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Intervista e plotë

https://www.evropaelire.org/a/programi-qeverises-albin-kurti-/31259642.html

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo…