Shashivar Haxhiaj e Valon Grabovci takohen me nëndegën e PDK-së në Saradran

31 janar 2025 | 19:50

Kandidatët për deputetët Shashivar Haxhiaj dhe Valon Grabovci, janë takuar sonte më nëndegën e PDK-së në fshatin Saradran të Istogut.

Ata së bashku kanë shpalosur programin e PDK-së dhe janë zotuar që do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës për një mirëqenie dhe zhvillim ekonomik më të mirë.

Kandidati për deputetët Shashivar Haxhiaj, ka numëruar arsyet pse duhet të qeverisë PDK-ja dhe ka thënë se s’ka projekt madhor qe se ka vulën dhe nënshkrimin e PDK-së. “Ne jemi partia që ka punuar më së shumti në historinë e të gjitha qeverive, prandaj PDK-ja e meriton me e udhëheq Kosovën.

Nuk ka projekt madhor që se ka nënshkrimin e Partisë Demokartike, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, u shpreh ai.

“Prej përfundimit të luftës, shpalljes së pavarësisë dhe ndërtimin e Kosovës janë projekte që ka punuar PDK-ja dhe i ka përmbushur”, ka deklaruar Haxhiu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…